Deputeti demokrat, Samir Korreshi ka komentuar protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme, para kryeministrisë.
Korreshi theksoi në një intervistë për Euronews Albania, se qytetarët ndryshe nga herët e tjera, kanë shprehur gatishmërinë për të qenë në protestë.
Ai pati dhe një porosi për qytetarët, duke thënë që këta të fundit duhet të marrin bukë, byrekë dhe dhallë me vete, pasi sipas tij protesta do të zgjasë.
“Njerëzit nga Lushnja do të marrin bukë me vete, byrekë dhe dhallë me vete e drejtë e në Tiranë. Ka një dëshirë të çmendur, ka kaq kohë që nuk e ndjej një gjë të tillë, dhe me thënë të drejtën, jam euforik dhe unë. Kemi pasur vështirësi për të thirrur njerëzit në protestë, ndërsa sot është e kundërta, njerëzit na marrin në telefon dhe na thonë që do vijmë dhe ne. Është një gjë fantastike për momentin e trishtë që po kalon Shqipëria”- u shprehKorreshi.