Politikë

REZULTATI në rang Kombëtar: PS kryeson me 83 mandate, ja si ndahen partitë e tjera

Shkruar nga Liberale

REZULTATI në rang Kombëtar: PS kryeson me 83 mandate, ja si ndahen

Deri në ora 4 të mëngjesit, numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 1386 kuti votimi nga 5225 në total.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Deri më tani janë numëruar 26.52% e kutive të votimit.

Socialistët kanë deri tani 83 mandate.

Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është me 51 mandate.

PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 3 mandate, Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Euroatlantik kanë nga një mandat.

 

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH