Politikë

Rama reagon për herë të parë për ARRESTIMIN e Erion Veliajt: Ngjarje e madhe…

Shkruar nga Liberale

Rama reagon për herë të parë për ARRESTIMIN e Erion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot, lidhur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rubrikën e tij të “Sy më sy” në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë u shpreh se kryetari i Bashkisë u dërgua në qeli pa gjyq, ndërsa ironizoi opozitën duke u shrehur se u ekzaltuan nga arrestimi i Erion Veliajt dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Rama: Jo vetëm oxhaku i vejtër me blozë i Partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre u përndezën nga era e mishit me gjak dhe kanë vënë shishe këtu poshtë që të vijnë të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani dhe hajde të hidhemi te kryeministria. Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla cerek milion zgjedhës tre herë, është një ngjarje tejet e madhe të cilën unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjeçare nuk kam koment.

Unë nuk do t’i mbaj për vete opinionet e mia. Në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj dhe sot opinioni im është ky. Drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar të gjithë vetëbesimin e mundshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj. 

Por nuk ka pse të mos i shprehim dhe opinionet kritike që sot janë të domosdoshme për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur. U bënë 5 vjet që flasim të tërë, për këdo që bën atë kalimin para kamerave (te SPAK), ne forca që qeveri s vendin heshim. Heshtja jonë i ka ndihmuar shumë institucionet e reja të drejtsisë, deri këtu. Institucionet e reja të drejtësisë sot përballen me sulme barbare, denigruese të asaj pjese të opinionit të udhehqur nga bufi stërplak i kënetës. Poizioni i politikës konstruktive është bosh. Me shumë gjasë besoj në dritën e zhvillimi të fundit heshjta jonë është keqkuptuar jo vetëm nga armiqtë dhe komentatorët që na duan të vdekur dhe çdo mbremje dalin me thikë në dorë në kërkim të presë, por është keqkuptuar dhe nga disa konsumatorë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH