Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë mëngjes Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në ambientet e Kryeministrisë.
Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet e kësaj pritje në rrjetet sociale, ku shprehet se më Rutte kanë diskutuar mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.
“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkruan Rama.