Politikë

Pse u kujtuat tani për ndërtimet në Theth? Rama: Vepër e rëndë penale, aq më tepër në një zonë të mbrojtur

Shkruar nga Liberale

Pse u kujtuat tani për ndërtimet në Theth? Rama: Vepër e

Aksioni në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje ka qenë temë e këtyre ditëve. 

Theksojmë se aksioni për shembjen e 11 kabinave të ndërtuara pa leje pranë Kishës ikonë të fshatit turistik dhe më pas edhe e 40 objekteve të tjera të ndërtuara pa lejë, nisi pas një denoncimi publik të kryeministrit Edi Rama dhe kritikave të kreut të qeverisë ndaj prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli për mos fillim të hetimeve.

Por pse pikërisht ky aksion tani? Kreu i qeverisë, gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit sqaroi se kjo është një betejë e përditshme, por nëse një hallkë nuk funksionon si duhet, atëherë përpjakja nuk do të ketë sukses.

"Për të gjithë ata që thonë “pse u kujtuan tnai”, kjo është një betejë e përditshme dhe nëse nuk funksionojnë të gjitha hallkat dhe nëse struktura e pavarur e drejtësisë nuk është në funksion të kësaj përpjekjeje dhe nuk është e gatshme të mbështesë zbatimin e ligjit dhe është si një kullonjëse makaronash, atëherë kjo është një përpjekje që natyrshëm do duhet të shfaqet në këtë formë hera herës, derisa ta ndajnë mendjen të gjithë që nuk ka asnjë llogari që të nxjerr fitues nga ndërtimet pa leje.

Ndërkohë që këto goditje zënë një vëmendje, është e domosdoshme që të bëhet një reformë e re e kontrollit të territorit. Reforma duhet të përfshijë inspektoriatet e mbojtjes së territorit, policinë bashkiake, IKMT, zyrat e urbanistikës. Na duhet një reformë për t’i shërbyer të gjitha territoreve me cilësinë më të mirë të mundshme të shërbimit ligjor dhe urbanistik."- u shpreh Rama. 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH