Politikë

Përplasjet në Vorë/ Celibashi revokon akteditimin e vëzhguesve të partive politike

Shkruar nga Liberale
Përplasjet në Vorë/ Celibashi revokon akteditimin e

Komisioneri Shtetër i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin që të revokojë akreditimin e të gjithë vëzhguesve të partive politike në Qendrën e Votimit në Vorë. Të vlefshme do të jenë vetëm akreditimet për vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat.

Ky vendim ka ardhur pas përplasjeve të regjistruara, ku deputetët Flamur Noka dhe Albana Vokshi u përplasën me një grup “patronazhistësh”, pasi këta të fundit ishin futur në qendrën e votimit.

Kreu i KZAZ nr. 27, ku nodhi përplasja, konfirmoi për mediat se shtetasi i identifikuar si Bert Xhabafti, u fut në qendrën e votimit duke mbajtur një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa.

Pas përplasje, në vendin e ngarjes shkoi edhe vetë Celibashi, ku gjatë fjalës së tij u bëri thirrje edhe kandidatëve politik që të qëndrojnë larg qendrave të votimeve.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH