Politikë

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare në Durrës, çfarë pritet të ndodhë?

Shkruar nga Liberale

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare në Durrës,

Partia Socialiste mbledh sot në Durrës Asamblenë Kombëtare. Bëhet me dije se mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do jetë kryeministri Edi Rama që do të mbajë fjalën hapëse.

Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.

Asambleja Kombëtare e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresi Zgjedhor i PS në 28 korrik të këtij viti.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË 2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH