Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamjet e një grupi turistësh, të cilët janë ngjitur në Majën e Çipinit në Bolenë të Vlorës.
Me anë të kësaj video, ku turistët e huaj eksplorojnë dhe shijojnë bukuritë e natyrës shqiptare, Rama iu uron qytetarëve një javë të mbarë.
“Mirëmëngjes dhe nga Maja e Çipinit në Bolenë të Vlorës, me emocionet e atyre që natyrën e kanë lajtmotiv të sfidave të bukura ekoturistike duke na prezantuar në një tjetër formë perlat e Shqipërisë, ju uroj javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.