Politikë

NUMËRIMI në Tiranë/ Vëzhguesit e Agron Shehajt SHERR për votat e pavlefshme, policia dëbon të gjithë "sherrxhinjtë"

Shkruar nga Liberale

NUMËRIMI në Tiranë/ Vëzhguesit e Agron Shehajt SHERR

Vëzhguesit e Agron Shehajt thonë se po i shpallin të pavlefvshme votat e Partisë Mundësia për ti vjedhur ato. Situata shkaktoi tensione mes tyre dhe zyrtarëve të KZAZ

Incidente dhe tensione janë shënuar në KZAZ 40 në Tiranë. Po ashtu, policia ka larguar edhe vëzhguesit e partive të tjera, duke boshatisur sallën e numërimit. Në të njëjtën kohë, është urdhëruar largimi edhe i përfaqësuesve të mediave nga ambienti.

Vëzhguesit e Partisë Mundësia kanë denoncuar se votat e tyre po vidhen ndërsa zyrtarët e KZAZ kanë urdhëruar largimin e tyre.

Vëzhguesit të kryesuar nga kandidatja për deputete Barbara Doda, kanë denoncuar parregullsi serioze gjatë procesit të numërimit të votave.

Sipas tyre, votat e kësaj force politike po shpalleshin të pavlefshme në mënyrë të padrejtë, me arsyetimin se vulat mbi fletët e votimit janë “të zbehta”, ndonëse janë të dyfishta dhe të vendosura nga komisioni.

Situata u përshkallëzua më tej kur në ambientet e KZAZ-së mbërriti kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj. Ai akuzoi policinë për përpjekje për të nxjerrë jashtë vëzhguesit e autorizuar të kësaj force politike, duke e cilësuar veprimin si të paligjshëm.

“Na tregoni urdhrin që nuk lejon vëzhguesit brenda. Vëzhguesit tanë janë të autorizuar dhe kanë të drejtën ligjore të jenë këtu,” tha Shehaj, teksa debatoi me efektivët e policisë.

Ai shtoi se nuk do të lejojë vjedhjen e votave dhe se, nëse do të duhet të nxirren jashtë nga ambientet e numërimit, atëherë do të jetë me forcë.

“Duhet të na tërhiqni zvarrë nëse doni të na nxirrni nga këtu. Po na vidhen votat. Ne jemi vëzhgues dhe kërkojmë vetëm një të drejtë që na takon ligjërisht. Nëse shohim padrejtësi, kemi të drejtë ta sinjalizojmë. Nuk po kërkojmë asnjë privilegj, nuk po kërkojmë qiqra në hell. Kush është i paautorizuar? Ne jemi kandidatë!” – deklaroi Agron Shehaj para mediave dhe autoriteteve.

Me të marrë këtë urdhër policia ka ndërhyrë duke nxjerrë me forcë vëzhguesit e Partisë Mundësia. Ky incident ndodhi pasi vëzhguesit kërkuan sqarime pasi 7 fletë votimi të Partisë Mundësia u cilësuan si të pavlevshme.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH