Politikë

“Nëse bie shi, fajin e keni ju”/ Rama nuk kursen batutat me gazetarët britanikë: Shijojeni Tiranën…

Shkruar nga Liberale

“Nëse bie shi, fajin e keni ju”/ Rama nuk kursen batutat me

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik Keir Starmer, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat ndaj gazetarëve britanikë.

“Shijojeni Tiranën, shpresoj që nesër të mos të ketë mot Londre. Nëse do të bjerë shi, fajin e keni ju”, iu drejtua ai britanikëve.

Ndërsa theksoi krenarinë për aleancën mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, Rama tha se asnjë kryeministër britanik nuk ka ofenduar shqiptarët, por të tjerët që e kanë bërë, janë “mallkuar” dhe tashmë janë jashtë parlamentit. Kryeministri gjithashtu përmendi bashkëpunimin për prodhimin e automjeteve ushtarake, që do t’i shërbejnë interesave të përbashkëta mes dy vendeve.

“Asnjë kryeministër britanik nuk ka ofenduar shqiptarët. Kanë qenë të tjerë, të cilët janë mallkuar. Mallkimi ju kthye atyre, pasi tashmë ata janë jashtë parlamentit britanik. Ne jemi shumë krenarë për aleancën, do shpresojmë të prodhojmë automjete ushtarake, që do ju shërbejnë interesave tona të përbashkëta. Gazetarë të nderuar të huaj, shijojeni Tiranën, po luftojmë që nesër të ketë mot shqiptar e jo mot Londre. Nëse do ketë shi, fajin e keni ju.”– tha Rama.


 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH