Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat nazi fashiste.
Pak më parë ka nisur tashmë edhe ceremonia, ku autoritetet shtetërore po bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve.
Kryeministri Edi Rama, presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.