Politikë

Kush janë dy deputetët e sigurt që rrezikojnë të mos marrin mandatin?

Shkruar nga Liberale

Kush janë dy deputetët e sigurt që rrezikojnë të mos

Për shkak të humbjes së thellë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani në dy qarqe, Elbasan dhe Fier, demokratët nuk arrijnë as mandatet e listës së mbyllur.

Në Elbasan në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe i pesti është Aurel Bylykbashi, ndërkohë që me shifrat e deritanishme PD-ja ka katër mandate dhe me këto ritme Bylykbashi rrezikon të mbetet jashtë parlamentit.

Por e njëjta situatë është edhe në Fier, ky në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe PD-ja deri tani ka katër mandate. Ai që rrezikon është Eduard Sharka, i cili ndodhet i pesti në listën e mbyllur.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH