Politikë

Kush është Ervin Hoxha, ministri i ri i Punëve të Brendshme

Shkruar nga Liberale
Kush është Ervin Hoxha, ministri i ri i Punëve të Brendshme

Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në fundin e fjalimit të tij propozoi disa emra për ndryshimet në qeveri dhe suprizues ishte emri i Ervin Hoxhës, i cili u propozua për të marrë drejtimin e Ministrisë Brendshme, duke zëvendësuar kështu, Taualant Ballën.

Ky i fundit, u propozua për t’u bërë ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Për më shumë se 20 vite Ervin Hoxha ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë. Ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe mBashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57 dhe së fundmi drejtues i IKMT.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH