Politikë

“Kush e do pasaportën e BE ka vetëm një mundësi”, Rama: Mos të na ndajë më askush si dele të zeza

Shkruar nga Liberale
“Kush e do pasaportën e BE ka vetëm një

Kryeministri Edi Rama, gjatë një podcasti në rrjetin social Facebook, theksoi se shqiptarët mund të bashkohen përmes votës dhe se pasaporta evropiane do të jetë një mundësi për ta. Ai shtoi se mund të sigurojë për çdo shqiptar pasaportën evropiane të Shqipërisë për vitin 2030, duke i ofruar atyre mundësi dhe liri të barabarta me qytetarët e tjerë të Bashkimit Europian.

Edi Rama: Sa herë zbresim në një aeroport në BE na tregojnë me gisht një korridor ku duhet të shkojmë dhe të futemi të gjithë me radhë, ndërkohë që evropianët kalojnë në një korridor të tyre pa radhë dhe ikin avullojnë sa hap e mbyll sytë.

Nuk kemi të drejtë të qëndrojmë në një vend të Be, ndaj kur arrijmë në kufijtë e saj na marrin në pyetje me policë që na e kthejnë mbarë e mbrapsht pasaportën tonë. Ndërkohë që shohin e pyesin ku po shkon, sa lekë ke, kush të ka ftuar dhe kur do ikësh nga këtu. Pa hyrë mirë akoma.

Ne mund ta mbyllim këtë histori poshtëruese dhe të mos na ndajnë si dele të zeza kur hymë në një kufi.

Ne mund ti sigurojmë çdo shqiptari pasaportën europiane në 2030, kjo pasaportë duhet të ndryshojë dhe të shtohet diçka themelore Bashkimi Europian-Republika e Shqipërisë. Na duhet jo thjesht një mandate i katërt, por më i fortë se të treja mandatet e deri më sotme. Kush e do pasaportën e BE ka vetëm një mundësi dhe vetëm një rrugë të bashkohet dhe votën e bashkuar të na japë këtë mundësi që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën e BE brenda kësaj dekade.

Me pasaportën e BE, Evropa bëhet më e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria aq e madhe sa Europa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH