Politikë

“Kontrolli mbi territorin, ende me problematika”/ Kryeministri Rama: Kemi ende shumë punë përpara

Shkruar nga Liberale

“Kontrolli mbi territorin, ende me problematika”/ Kryeministri Rama:

Kryeministri Edi Rama thotë se kontrolli mbi territorin, është ende me problematika.

Nga Berati, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, Rama u shpreh se ka ende punë përpara.

Kreu i qeverisë shtoi se kompanitë e teknologjisë mund të ndërtojnë sisteme për bizneset, ku mund të shohin se sa çadra mund të vendosin në hapësirë publike, apo edhe në lidhje me parkimin.

“Është e pakuptimtë të kemi histori çadrash, parkimesh, kur mund të kemi sisteme, dhe mund t’i kemi shpejt. Lehtësojmë punën e atyre që thonë, ore sa karrige të nxjerrin jashtë. Ose ku mund të parkoj. Ke vend këtu, nëse nuk ke, ik në vend tjetër. Disa nga këto gjëra i kam parë, në studiot tuaja.”, theksoi Rama.

Liberale Newsroom

A duhet refuzuar dhe rrëzuar drafti i Kodit të ri Penal?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH