Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në një postim në rrjetin e tij social X, Merz uron Ramën për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Shqipërisë, duke shkruar “Shumë urime” për Ramën.
Më tej kancelari gjerman vijon shkrimin në anglisht duke u shprehur se pret me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe takimin e parë me Edi Ramën në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten.
“Urime Edi Rama për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten”, ka shkruar kancelari gjerman në rrjetin social X.