Politikë

Ish-ministri i Brendshëm SAIMIR TAHIRI thirret në SPAK!

Shkruar nga Liberale

Ish-ministri i Brendshëm SAIMIR TAHIRI thirret në SPAK!

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihet arsyeja pse Tahiri është thirrur nga prokurorrët e SPAK. Në vijim pritet dhe një deklaratë e tij për medie, ku ish-ministri të mund të sqarojë për opinionin publik se çfarë ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë se Saimir Tahiri u lirua nga burgu më 2 Qershor 2023, pasi qëndroi në qeli për 1 vit e 4 muaj. Ai vuajti dënimin në burgun e Lushnjes për “shpërdorim detyre”.

Sipas urdhrit të gjykatës, ish-ministrit i lejohet të dalë nga shtëpia, vetëm për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare me dijeninë dhe dakordësinë e Shërbimit të Provës.

Ish-ministri u dënua në Shkurt të 2022 me 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, me argumentin se kishte mbajtur kontakte me kushërinjtë e tij Habilaj, të cilët merreshin me kultivim dhe trafik të kanabisit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH