Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka votuar mëngjesin e sotëm, duke e cilësuar këtë një ditë historike për Shqipërinë.
Meta u shpreh se kishte rënë dakord me administratën të votonte në orën 10:00, me praninë e mediave.Ai shprehet se gazetarët nuk u lejuan të futeshin në qendrën e votimit pasi patronazhistët njoftuan se ai ishte i veshur kuq e zi.
Deklaroi ai.
Të dashur qytetarë!
Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë!
Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.
Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.
Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.
Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.
Ai ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.