Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se nuk ndalet kur vjen puna tek stërvitjet në palestër. Kohët e fundit jemi mësuar që ish-presidentin ta shohim tepër të angazhuar si në stërvitje, ashtu dhe në ngjitjet në mal apo ecjet në natyrë.
Mëngjesin e sotëm Meta është shfaqur sërish duke u stërvitur në palestër, ndërsa thotë se palestra është e vetmja zgjidhje për t'u ushtruar, pasi hapësirat e gjelbra janë agjësuar.
"Në kushtet e asgjësimit të hapësirave të gjelbërta dhe sidomos të terreneve sportive, palestrat kanë mbetur e vetmja zgjidhje për t'u ushtruar me qëllim mbrojtjen e shëndetit.
Partia e Lirisë po përgatit një PAKETË SPECIALE për mbështetjen e të gjithë atyre që investojnë për hapjen e palestrave!",- ka shkruar Meta krahas videos së shpërndarë në Facebook.