Politikë

I dha 79 mandate PS-së! Ja si e komenton Berisha SONDAZHIN e Baton Haxhiut

Shkruar nga Liberale

I dha 79 mandate PS-së! Ja si e komenton Berisha SONDAZHIN e Baton Haxhiut

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në konferencë për mediat pas përmbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Berisha komentoi exit pollët e para pas përfundimit të votimeve. Kryedemokrati tha se ato ngjajnë me memorandumin e Kuçit, teksa përpjekje të tilla janë të dështuara nga Rama.

Më tej, Berisha komentoi dhe incidentin sot pranë shkollës Petro Nini Luarasi në Tiranë ku u zbulua një zyrë elektorale e PS-së me deputetin Braçe brenda.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Populli ka folur në mënyrë vendimtare. Së dyti lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm, Baton Stanishiqi, është gënjeshtari i gatshëm që s’bëri asgjë tjetër veçse pa bërë asnjë exit poll lexoi memorandumin e Kuçit. I them Edi Ramës se me pilula të tilla do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë.

Janë realisht ditët e fundit të tij në pushtet. Të mos përdorë gënjeshtar të gatshëm, papagaj që janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave.

Procesi po monitorohet plotësisht, e partë po zbulohet zyra ilegale të PS, çerdhe krimi elektoral. Krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Braçe me një grup, është dhe një tjetër zyrë ilegale në Astir dhe po procedohet sipas ligjit. Ka një qëndrim të vendosur të të gjithë strukturave tona për të denoncuar të gjithë përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH