Politikë

Hashim Thaçi telefonon Ramën një ditë pas zgjedhjeve, kryeministri: Ishte shumë prekëse!

Shkruar nga Liberale

Hashim Thaçi telefonon Ramën një ditë pas zgjedhjeve,

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin, të cilën e ka shpërndarë vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Telefonata e vëllait tim Hashim ishte jashtëzakonisht prekëse dhe Komandanti ndodhej në formën e tij më të mirë,” ka shkruar Rama.

Partia Socialiste duket se po kryeson në shumicën e qarqeve në zgjedhjet parlamentare të 2025, sipas të dhënave të para.

Dhe në foto shihet Rama i cili mesa duket po përgatit fjalimin e fitores. Në kompjuterin e tij, ai është duke punuar për të formuluar mesazhin e tij për mbështetësit dhe gjithë shqiptarët që i dhanë votën PS-së. 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH