Politikë

FOTO/ SURPRIZA e madhe e 11 majit. Njihuni me 20-vjeçaren e PS-së, “deputeten që duam” të Tiranës!

Shkruar nga Liberale

FOTO/ SURPRIZA e madhe e 11 majit. Njihuni me 20-vjeçaren e PS-së,

Zgjedhjet e 11 majit prodhuan edhe çudira. Në Kuvend mund të ketë qenë dhe mbetet i vështirë misioni për shumë parti dhe kandidatë, por jo për 20 vjeçaren e PS-së, Kejsi Elezi. Ajo doli nga platforma "deputeti që duam" dhe u përzgjodh si talent politik i PS-së, teksa pas zgjedhjeve pret të marrë një mandat deputeti nga listat e hapura të Tiranës.

FOTO/ SURPRIZA e madhe e 11 majit. Njihuni me 20-vjeçaren e PS-së,

E fokusuar në zonën e Kamzës e të Paskuqanit, ajo gjatë fushatës është shfaqur tepër aktive madje është parë edhe nën shoqërinë e vetë kryeministrit, Edi Rama.  

FOTO/ SURPRIZA e madhe e 11 majit. Njihuni me 20-vjeçaren e PS-së,

Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate, në Tiranë. 7 mandate dolën nga listat e hapura, teksa ato i kryeson Blendi Gonxhja me 15.909 vota. Ervin Hoxha vjen pas tij, me 13.145 vota, ndërsa e ndjekin Erion Braçe (12.271 vota).

FOTO/ SURPRIZA e madhe e 11 majit. Njihuni me 20-vjeçaren e PS-së,

Nga listat e hapura përfituan një mandat deputeti edhe Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Anila Denaj e në garë për një mandat është Kejsi Elezi. 20-vjeçarja pritet të përfitojë si deputete në parlament, për shkak të kuotës gjinore. Ajo po garon me emra të spikatur në PS si Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, për një mandat deputeti. 

FOTO/ SURPRIZA e madhe e 11 majit. Njihuni me 20-vjeçaren e PS-së,

Ndërsa, jashtë parlamentit deri në këto momente kanë mbetur një sërë figurash kyçe të Partisë Socialiste. Xhemal Qefalia, edhe pse ka marrë 5718 vota, mbeti jashtë Kuvendit.

FOTO/ SURPRIZA e madhe e 11 majit. Njihuni me 20-vjeçaren e PS-së,

Gjithashtu, jashtë parlamentit pritet të mbeten edhe ish-ministra dhe ish deputetë si, Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Plarent Ndreca, Florian Pullazi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Toni Gogu, Halit Valteri, Endrit Braimllari, Arben Pëllumbi etj.

FOTO/ SURPRIZA e madhe e 11 majit. Njihuni me 20-vjeçaren e PS-së,

“Më 11 maj, merrni çdo mik, çdo shok, çdo të afërm dhe të shkojmë masivisht drejt kutive të votimit, për një rezultat spektakolar dhe për një Shqipëri evropiane”, shkruante 20-vjeçarja Kejsi Elezi, në rrjetet sociale, një ditë para zgjedhjeve.

FOTO/ SURPRIZA e madhe e 11 majit. Njihuni me 20-vjeçaren e PS-së,

“Mbyllëm një super fushatë spektakolare! Faleminderit nga zemra!”, shkruan ajo teksa pritet të jetë surpriza e madhe e emrave të socialistëve, në Kuvendin e Shqipërisë.  

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH