Foto i përket ndërtimit dhe përfundimit të godinës së ish-Komitetit Qendror të PPSH.
Koha kur është ndërtuar godina e Komitetit Qendror të PPSH. Viti 1953.
Godina është projektuar sipas modelit sovjetik. Atu zhvilloheshin mbledhjet e partisë nën drejtimin e Enver Hoxhës dhe merreshin vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë në diktaturë.
Pas rënies së komunizmit i vetmi ndryshim ka ndodhur përreth, ku janë shtuar përveç makinave edhe ndërtesat dhe pallatet.
Aktualisht godia shërben për mbledhjet e komisioneve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.