Politikë

Përfundon NUMËRIMI i votave në Lezhë dhe Berat/ PD kryeson me 45% të votave, PS siguron 5 mandate në Berat

Shkruar nga Liberale

Përfundon NUMËRIMI i votave në Lezhë dhe Berat/ PD kryeson

Në Qarkun e Lezhës ka përfunduar numërimi i votave, teksa janë numëruar 245 kuti nga 245 në total.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka siguruar 27.585 vota ose 42.23%. Socialistët kanë siguruar 3 mandate, ndërsa  4 mandate kanë shkuar për PD.

Koalicioni opozitar, PD-ASHM numëron 29.484 vota ose 45.13% të totalit të votave.

Gjithashtu edhe në qarkun e Beratit janë numëruar të 275 kutitë e votimit.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 36.863 vota, që përbën 57.64 të totalit.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet e dyta me 19486 vota (30.47 %).

Sipas rezultateve të deritanishme, PS siguron në këtë qark 5 mandate, ndërkohë PS-ASHM merr 2 të tilla.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH