Politikë

FOTO E DITËS: Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027, Rama pozon në krah të Mbretit Felipe VI

Shkruar nga Liberale

 

FOTO E DITËS: Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit

Kryeministri Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Madrid, nga ku dha detaje për mbajtjen e Kongresit Botëror të Ligjit, i cili do zhvillohet pas dy vitesh në Shqipëri.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se Kongresi në fjalë do të sjellë në Tiranë, rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës.

“Në mikpritjen e bukur edhe për nder të Shqipërisë, organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI, me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”, shkruan Rama. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH