Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve, Selami Jenishehri, është parë sot teksa lëviz me biçikletë në rrugët e Tiranës, pavarësisht shiut që ka përfshirë sot të gjithë vendin tonë.
Por mesa duket edhe shiu nuk e ndal aleatin e Sali Berishës, i cili është në koalicion me “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Jenisheri shihet në foto duke ngarë biçikletën, ndërsa në kokë mban një qese të cilën e përdor në vend të "mburojës", ose çadrës.
Jenisheri njihet si një personazhet që spikat me deklaratat e tij në lidhje me politikën, po ashtu edhe me fotot pikante.