Politikë

FOTO/ Duke shtrënguar duart, Rama mikpret me përzemërsi kryeministrin Keir Starmer!

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Duke shtrënguar duart,  Rama mikpret me përzemërsi

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka mbërritur paraditen e sotme në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet ditën e nesërme , më 16 maj në kryeqytet. 

Theksojmë se kjo është vizita e parë e një lideri britanik që zhvillohet në vendin tonë. Starmer u prit në presidencë nga presidenti Bajram Begaj, me të cilin po zhvilloi edhe një takim.

Më pas shkoi në kryeministri, ku u prit nga Rama. Së bashku do të zhvillojnë një konferencë për shtyp, të parashikuar në orën 12:40. Nga delegacionet e dy qeverive, do të firmosen dy marrëveshje. Njëra do të firmoset nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu për eksportet dhe bashkëpunimin industrial. Marrëveshja e dytë nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, e cila ka të bëjë me çështjet me interes të përbashkët, një prej të cilave është emigracioni.

Rreth orës 13:00, do të do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH