Politikë

Divorci Meta Kryemadhi/ Caktohet DATA kur do të mbahet seanca

Shkruar nga Liberale

Divorci Meta Kryemadhi/ Caktohet DATA kur do të mbahet seanca

Seanca e parë për zgjidhjen e martesës mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit do të mbahet në datën 21 shkurt, në orën 10:30.

“Nisur nga interesimi i medias, që ditën e djeshme, ju bëj me dije se nga verifikimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30.”, thuhet në njoftim.

Siç raporton Anila Hoxha më herët përmes shortit është caktuar si gjyqtare për divorcin e çiftit gjyqtarja Fahrie Budo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH