
Matjet e dyta politike të Barometrit Euronews Albania për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive kryesore politike 2 muaj përpara zgjedhjeve.
Edi Rama në matjen e dytë ka 51.1% mendim pozitiv dhe 46.5% mendim negativ. Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha, 28.4% mendim pozitiv për të dhe 66.6% mendim negativ. I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5.3% mendim pozitiv dhe 87% mendim negativ.
Sa i përetë kryetarëve të partive të reja, Adriatik Lapaj vijon të ketë pëlqyeshmëri duke u renditur i dyti pas kryeministrit me 31.4% që e pëlqejnë dhe 34,6% që kanë mendim negativ për të. Më pas Agron Shehaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 31.1 % dhe 38.6% mendim negativ. Arlind Qori me 21.9% mendim pozitiv dhe 37.5% mendim negative, ndërsa Endri Shabanin e pëlqejnë 17.8 % e qytetarëve dhe nuk e pëlqejnë 34.9 % e të pyeturve. Enkelejd Alibeaj si një nga themeluesit të partisë “Djathtas 1912”, ka 12.6% mendim pozitiv dhe 58.2% mendim negativ. Ndërsa Lulzim Basha ka 10.1% pëlqyeshmërinë dhe 84.7% mendim negativ.
Nëse krahasojmë shifrat e pëlqyeshmërisë me matjet e para politike të Barometrit (1 muaj më parë)
Edi Rama ka rënë me 2.3% në pëlqyeshmëri, Ilir Meta me 1.4%. Ndërsa Sali Berisha është i vetmi me 1% rritje në pëlqyeshmëri.
Pëlqyeshmëria ka rënë edhe tek drejtuesit e partive të vogla. Kështu Adriatik Lapaj ka rënë me 5.8% në pëlqyeshmëri, 3% ka rënë pëlqyeshmëria e Agron Shehajt, 2,4% ka rënë në pëlqyeshmëri Arlind Qori, 4.4% ka rënë Endri Shabani, 0.3% ka rënë Alibeaj, 2.2 % ka rënë Lulzim Basha.