
Heqje të tatimit për 50 mijë lekët e parë të rrogës, ka premtuar Sali Berisha nëse fiton zgjedhjet e 11 majit. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference me gazetarët këtë të hënë, teksa shtoi më tej se taksa për shitjen e shtëpive do të bjerë nga 15% në 2%.
"Do të zbatohet tatimi 10% mbi të ardhurat nga puna, duke përjashtuar 50 mijë lekët e para. Tatimi 10% mbi të ardhura të tjera jo nga paga. Zero taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Tavani mbi tatim fitimin për biznesin e vogël 500 euro në ditë dhe kufiri i përjashtimit nga TVSH në masën 18 milionë lekë xhiro vjetore.
Ulje nga 15% në 2% të taksës së shitjes së pronës dhe krijimi i kadastrës fiskale për përcaktimin e çmimeve të referencës. Bie taksa Rama e karburantit dhe nafta nuk do shitet me një çmim që ndryshon nga +-10% nga ai i Kosovës. Do reduktohet katër herë inspektimi nga inspektorë të ndryshëm në biznese.