Politikë

Agjencia S&P rrit vlerësimin për Shqipërinë/ Rama: Konfirmon progresin tonë të pandalur

Shkruar nga Liberale

Agjencia S&P rrit vlerësimin për Shqipërinë/ Rama:

Agjencia ndërkombëtare financiare Standard & Poor’s ka përmirësuar vlerësimin për ekonominë shqiptare në BB nga BB -.

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, është shprehur se ky vlerësim e çon Shqipërinë në një nivel të ri dhe konfirmon progresin e pandalur të vendit.

“Në raportin e saj më të fundit, agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit, “Standard & Poor’s Global Ratings”, pikë referimi e palëvizshme për tregjet financiare, investitorët dhe vlerësuesit e shteteve, ka përmirësuar përsëri vlerësimin afatgjatë të kreditit të Shqipërisë në “të qëndrueshme” (në “BB” nga “BB-“) duke e ngritur më tej vendin tonë në një nivel të ri, e duke konfirmuar edhe nga ky këndvështrim progresin e pandalur të Shqipërisë.

"E di që ata që ankohen për 2 minuta shaka me Lulin se duan program, nuk do e lexojnë këtë lajm”, thotë Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH