Politikë

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Austri

Shkruar nga Liberale

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Austri

Presidenti i Republikës Bajram Begaj u nis sot drejt Austrisë për një vizitë zytrare me ftesë të homologut të tij austriak, Presidentit  Alexander Van der Bellen. Presidenti Begaj, sipas axhendës, pritet të takohet fillimisht me Presidentin Van der Bellen, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Gjjithashtu është parashikuar një takim me kryeministrin e  ri të Austrisë, Christian Stocker.

Gjatë qëndrimit në Austri, Presidenti Begaj do të takohet edhe me bashkëatdhetarë që jetojnë në Vjenë dhe Landin e Sipërm të Austrisë, Linz.

Marrëdhëniet shqiptaro –austriake janë të hershme dhe kanë avancuar me bashkëpunimin në shumë fusha, bazuar në interesa të përbashkëta strategjike.

Austria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, një proces, që edhe sipas programit të qeverisë së re të drejtuar nga Kancelari Christian Stocker, duhet të kryhet pa vonesa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH