Në takimin e zhvilluar në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama u shpreh se shqiptarët duhet të tregohen të kujdesshëm pasi 11 maji është një moment historik për të dhënë kontribut në rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Ne këtu që ndoshta nuk ju pëlqejmë, jemi ata që do të fusim Shqipërinë në BE. Bufi i kënetës mund të të bëjë të shpresosh kot. Duke i dhënë fëmijës pasaportë e BE, trajtohet njësoj si studentët europian dhe ka të gjitha favoret. Mund të ketë shumë gjirokastritë që janë në Greqi, apo që thonë “këta janë ë gjithë njësoj”. Ne nuk jemi të gjithë njësoj sepse ndryshe nuk do të futeshim në BE. Ne do ta fusim Shqipërinë në BE, ata të tjerët do ta fusin Shqipërinë në gropë.
Në momentin që futemi në BE, ata që janë në Greqi, kanë të gjitha liritë dhe të drejtat njësoj si grekët dhe nuk kemi më nevojë të negociojmë me Greqinë as për pensionet. Njohja e pensioneve për punën e bërë bëhet automatik. Është interes i drejtpërdrejtë. Të gjithë shqiptarët që votojnë më 11 maj të mos shohin ngjyrën që kemi. “Ne jemi aq të zot sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm minjtë e komshiut. Për hir të historisë që po shkruajmë së bashku, të dhënies një pasaportë të BE në dorën e çdo shqiptari dhe Shqipërisë në BE të mos harrojmë detyrën në 11 maj”, ka thënë ndër të tjera Rama.