Politikë

Beleri paralajmëron nga Rinasi: Çështjen e pafajësisë do ta çoj deri në Strasburg! Himariotët e japin përgjigjen në 4 Gusht

Shkruar nga Liberale

Beleri paralajmëron nga Rinasi: Çështjen e pafajësisë

Nga aeroporti " Nënë Tereza", Fredi Beleri,pak para nisjes së tij drejt Athinës dhe më pas drejt Francës, ku do të betohet si eurodeputet, paralajmëroi se do të ndjekë të gjitha hallkat për të fituar pafajësinë e tij.

Beleri, i cili humbi dhe mandatin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, pasi u dënua nga GJKKO me 2 vite për blerje votash, theksoi se do ta çojë çështjen e tij deri në Strasburg.

Ndër të tjera ai akuzoi drejtësinë shqiptare se për rastin e tij janë ndjekur dy standarde.

"Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Nesër ka votime dhe vendime të rëndësishme. Këtej e tutje besoj se do t’i kthehem normalitetit.

Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet. Më 4 gusht besoj se himarjotët do i japin një përgjigje dhe do reflektohet në rezultatet e votimit.

Do e ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare, dhe po nuk gjeta të drejtën do shkoj edhe në Strasburg", u shpreh Beleri. 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH