Politikë

Basha për hapjen e bazës së Kuçovës: Një lajm i mirë për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohë të trazuar

Shkruar nga Liberale

Basha për hapjen e bazës së Kuçovës: Një lajm i

Kreu i PD Lulzim Basha shkruan se hapja e bazës ajrore të Kuçovës, është një lajm i mirë për sigurisë e vendit dhe të gjithë rajonit tonë në një kohë trazirash.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vjet më parë ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve. Sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.

Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra te reja konflikti në Ballkanin Perëndimor.

Mirënjohje NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe  dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Basha në rrjete sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH