Ka nisur ceremonia e çeljes së bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë.
Të pranishëm janë: kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, ministri NIko Peleshi etj.
Gjatë ceremonisë pritet të mbajnë fjalën, Rama, Begaj, ministri i Mbrojtjes, Peleshi dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
” Hapet baza ajrore e NATO-s, me infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës, e cila do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve tanë, ndërkohë që i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike”, shkroi më herët kryeministri Rama.
Kujtojmë se rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Ish-baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në vitet 1950, shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike. Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s.