Politikë

Apeli i GJKKO ktheu masën ndaj Berishës, PD njofton protestë para SPAK

Shkruar nga Liberale

Apeli i GJKKO ktheu masën ndaj Berishës, PD njofton protestë para

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur masën detyrim paraqitje dy herë në muaj për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e hënë, në orën 9:30 do të organizojë një protestë tek SPAK në mbështetje të kryetarit të tyre.

Në protest do të marrin pjesë edhe deputetë.

“Të dashur miq! Ditën e Hënë, në ora 09:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat tona për të protestuar përpara SKAP-it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Do të jemi aty në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e Kryetarit të PDSH-s Prof. Dr. Sali Berisha. Ora 09:30, përpara godinës së SKAP-it. Faleminderit!”

Ky mesazh iu është shpërndarë të gjitha strukturave të PD-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH