Politikë

A e njohu rezultatin e zgjedhjeve? Berisha thirrje: Të ruajmë votat tona!

Shkruar nga Liberale

A e njohu rezultatin e zgjedhjeve? Berisha thirrje: Të ruajmë votat

Kreu i Partisë DEmokratike, Sali Berisha bëri daljen e parë publike, teksa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë të PD.

Ai nuk bëri asnjë koment për humbjen e thellë, por u dha kurajo numëruesve të numërojnë çdo votë të hedhur në kuti, pa asnjë ndikim.

” Për PD, procesi zgjedhor është procesi themelor i një shoqërie të lirë. Jam këtu së pari për të shprehur mirënjohje, për të gjithë ata komisionerë, vëzhgues që e gdhinë duke numëruar votat e qytetarëve.

Iu bëj thirrje strukturave të PD, të bëjnë gjithçka të numërohet çdo votë, me përkushtimin më të madh. Çdo votë, kundër regjimit meriton nderimin dhe vlerësimin më të madh.

Sot këtë kisha qëllim kryesor të paraqitjes para jush. Një thirrje për demokratët, të tregojmë përkushtim dhe seriozitet për çdo votë në kuti dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë. Është detyra më e rëndësishme për demokratët sot. Tani dhe njëherë, PD ju ka thënë shqiptarëve dhe botës se çfarë është procesi elektoral në Shqipëri, këtu mos të ketë kush asnjë iluzion se ato konkluzione kanë qenë politike, jo, ato kanë qenë të bazuara dhe të certifikuara nga forumet politike ndërkombëtare. Le të durojnë për të përfunduar dhe numërimin e votës së fundit, atëherë PD do bëjë të gjithë vlerësimet e saj.

PD të gjithë vlerësimin e saj do ta bëjë. Kësaj here, u që pyesni e keni shumë të thjeshte mjafton të lexoni kriteret, nëse bëhen 760 mijë dhuratë për votë, nëse mbillen dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë, nëse punësohen dhjetëra e mijëra punonjës për votë, siç e patë vetë. Nëse ju patë qendrat e votimit, të rrethuar nga patronazhistë, zyrat ilegale të PS të ngritura pranë qendrave të votimit, nëse patë faljen të dy netëve para të 150 milionë euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve, atëherë emrin zgjedhjeve iu vini vetë.

Kriteret Janë shkelur në mënyrë më të pamëshirshme, pamë Xhabaftë, Poja, Suel Çela, të cilët … nuk ka asgjë të fshehtë.Në këto kushte nuk ka njeri që të vë në dyshim këto që themi ne, por unë jam këtu për të kërkuar nga strukturat e PD, pavarësisht në çdo gjë, është në detyrimin tonë të numërojmë çdo votë. Nuk janë dhënë kurrë 138 licenca për dhjetëra hektarë për kanabis. Nuk duhet të na tregojnë mjegulla që të shohim drunj. Nuk ka ndodhur kurrë që të falen dy ditë para zgjedhjeve 150 mln euro gjoba.” tha ai. 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH