Kronikë

Vrasja e Valter Fierzës 1 vit më parë/ Arrestohet në Shkodër autori Luçian Mëhilli, në pranga edhe katër persona të tjerë

Shkruar nga Liberale

Vrasja e Valter Fierzës 1 vit më parë/ Arrestohet në

Policia e Shkodrës ka arrestuar 21-vjeçarin, Luçian Mehilli, i cili akuzohet për vrasjen e Valter Fjerzës.

Ngjarje kjo e ndodhur një vit më parë në fshatin Hot i Ri, ndërsa mësohet se shkak është bërë një konflikt çasti.

Po ashtu janë vënë në pranga dhe katër persona të tjerë që kanë fshehur krimin dhe kanë përkrahur autorin.

“Në vijim të punës për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në lidhje me vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, më datë më 21.09.2023, Sektori për Krimet e Rënda dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. M., 21 vjeç, banues në Shkodër.

Për të, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 21-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të vënë në pranga nga Policia, ka vrarë shtetasin V. F., 33 vjeç”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH