Kronikë

Vdekja e punëtorit në kantier, i vihen PRANGAT administratorit të firmës së ndërtimit në Berat

Shkruar nga Liberale

Vdekja e punëtorit në kantier, i vihen PRANGAT administratorit të

Policia e Beratit ka arrestuar administratorin e firmës së ndërtimit në Berat, i cili ishte shpallur në kërkim pas aksidentit tragjik që ndodhi më 17 dhjetor 2024 në lagjen “13 Shtatori”.

Punëtori i tij humbi jetën gjatë rikonstruktimit të një objekti pranë zonës së kalasë, pasi e zuri poshtë një masiv guri.

Gjykata e Beratit kishte caktuar ndaj 56-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për akuzat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve për ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 17.12.2024, në lagjen “13 shtatori”, ku humbi jetën, gjatë punës për rikonstruktimin e një objekti, shtetasi G. S., sepse e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Ç. H. 56 vjeç, banues në Berat.

56-vjeçari, administrator i firmës së ndërtimit, të kontraktuar për rikonstruktimin e objektit, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH