Prokuroria e Korçës ka shpallur moskopetence për çështjen e 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën disa javë më parë në Qendrës Spitaliore Universitare Nënë Tereza.
Prokuroria e e Korçës ka regjistruar kallëzim penal për rastin, pas denoncimit nga familja e të miturit të cilët kallëzuan mjeket e Korçës dhe Tiranës për neglizhencë me pasojë vdekjen e djalit të tyre.
Arsyeja se pse Prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetence, është sepse vdekja e Leo Sadikut ka ndodhur në QSUT.
Çështja tashma do t’i kaloje për hetim Prokurorisë së Tiranës.