Kronikë

U zhduk në malin e Pashtrikut/ Gjendet pa shenja jete 27-vjeçari, në gjendje të rëndë babai i tij

Shkruar nga Liberale

U zhduk në malin e Pashtrikut/ Gjendet pa shenja jete 27-vjeçari,

27-vjeçari i zhdukur që prej pasdites së të dielës, është gjetur sot pa shenja jete në malin e Pashtrikut, midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në gjendje të rëndë fizike dhe psikologjike është gjetur edhe babai i tij, i cili kishte humbur gjatë kërkimeve në zonë.

Babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij dolën në mal për ta kërkuar, por u ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja humbi kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë nisën kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit dhe pas disa orësh, e gjetën Rizaun në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike. Fatkekqësisht, djali i tij u gjet pak çaste më pas, pa shenja jete.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH