Kronikë

U kap me kanabis në banesë, arrestohet 27-vjeçari në Sarandë

Shkruar nga Liberale

U kap me kanabis në banesë, arrestohet 27-vjeçari në


Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë.

Bëhet me dije se 27-vjeçari me iniciale D.ZH posedonte kapsolla elektrike detonatore dhe doza me kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka sekuestruar dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla dhe doza me kanabis.

Njoftimi i policisë:

Vijonë kontrollet intensive në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Posedonte në banesë kapsolla elektrike detonatore dhe doza me kanabis, vihet në pranga 27-vjeçari.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte në banesë lëndë shpërthyese, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– D. Zh., 27 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla elektrike detonatore, të mbyllura hermetikisht, dhe doza me kanabis.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH