Mbrëmjen e sotme, pranë Fushë Mamurrasit, një automjet është përfshirë nga flakët në segmentin e autostradës Thumanë-Milot.
Raportohet se makina është përfshirë nga flakët vetëm pak momente më parë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Sakaq, mësohet se drejtuesi i saj ka shpëtuar mrekullisht.