Dy 30 vjeçarë janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli 3”.
Njëri prej tyre u ndalua në Laprakë me një automjet tip “Audi”, ku iu gjetën sasi kanabisi. Ndërsa i riu tjetër u kap në afërsi të Kodrës së Diellit, të cilit iu gjet gjithashtu kanabis.
Sipas policisë, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shitnin në lagje të ndryshme të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare.