Kronikë

Sherr me th*ka në Himarë, 27-vjeçari godet kunatin e tij në lokal

Shkruar nga Liberale

Sherr me th*ka në Himarë, 27-vjeçari godet kunatin e tij

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi një ditë më parë është konfliktuar me 37-vjeçarin. Sipas policisë këta dy shtetas në ambientet e jashtme të një lokali po konfliktoheshin.

Policia ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Vlorë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi; 27 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë konfliktit për motive të dobëta, me bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin 37 vjeç, banues në Librazhd, e ka goditur atë me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej raportohet se i dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH