Kronikë

Shembja e segmentit rrugor në Ersekë, padi në SPAK ndaj ARRSH, Bashkisë Kolonjë dhe kompanisë ndërtuese

Shkruar nga Liberale

Shembja e segmentit rrugor në Ersekë, padi në SPAK ndaj ARRSH,

Avokati korçar Esmerald Xhafa, pas shembjes së segmentit rrugor në aksin Korçë-Ersekë ka ngritur sot një kallëzim penal në SPAK për ARRSH, Bashkinë e Kolonjës dhe Kompaninë që po kryen investimin për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Mësohet se përveç projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmike ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.

Aktualisht, pas shembjes që pësoi në lotin e dytë, qytetarët nuk mund ta përdorin aksin. Ajo është e pakalueshme për shkak të çarjes së thellë të rrugës dhe rrëshqitjeve masive.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH