Kronikë

Rexhë Byberi në arrest shtëpie, zgjidhet kryetarja e komanduar e Bashkisë Tropojë

Shkruar nga Liberale
Rexhë Byberi në arrest shtëpie, zgjidhet kryetarja e komanduar e

Zyra Ismalaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Tropojë pasi Rexhë Byberi u lë në masën 'arrest shtëpie'.

Rexhë Byberi kryebashkiaku i Tropojës është vendosur në masën arrest shtëpie nga GJKKO me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Nën të njëjtën masë është edhe zv/kryetari Abedin Kërrnaja.

Zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre ku në bashkëpunim, kanë shkelur ligjin në për ndërtimin e dy rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277 milion lekë.

Sipas SPAK, kryetari i Bashkisë dhe nënkryetari gjatë procesit për hapjen e dy rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak nuk kanë bërë aplikimin në sistemin elektronik e-leje për të marrë lejen e ndërtimit pasi të ishte verifikuar dokumentacioni.

Ata kanë zbatuar projektin në shkelje të ligjit duke shkatërruar pronën dhe prerë pyjet në mënyrë të paligjshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH