Babai i Ilaria Sulës kërkoi pas varrimit të së bijës në Terni kërkon drejtësi.
“Ai duhet të kalbet në burg. Ne i thamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria, e cila tani është lart në parajsë. Ajo nuk e meritonte këtë fund sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll”, tha Flamur Sula.
Kryetari i bashkisë Terni, Stefano Bandecchi tha se Ilaria “gjeti një djall në rrugën e saj, një njeri të padenjë për t’u quajtur burrë”.
Babai i Ilarias shtoi më tej “Shpresojmë që drejtësia italiane të mos na japë fjalë të kota, si falje”.
Në varrezat e Ternit, për lamtumirën e fundit të Ilaria-s, ishin më shumë se tre mijë njerëz.