Kronikë

Përfshihet nga flakët kati i tretë i një banese në Tiranë, digjet edhe një lokal gjatë natës

Shkruar nga Liberale

Përfshihet nga flakët kati i tretë i një banese në

Kati i tretë i një banese në zonën e Shkozës në kryeqytet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të diele.

Sipas asaj që bën të ditur policia, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punojnë për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

“Me datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.

Sakaq, një lokal është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar totalisht po gjatë natës në Tiranë.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:25, ku dyshohet se si pasojë një defekti teknik ka rënë zjarr në lokalin në pronësi te shtetasit E. A.

Si pasojë lokali është djegur plotësisht. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave te rastit.

Materialet procedurale në të dyja rastet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH